Hetimet kanë çuar në pranga dy persona dhe një i tretë është shpallur në kërkim për mallrat kontrabandë. Ngjarja ka ndodhur në bashkinë e Lezhës, ndërsa hetimi doganori këtij qyteti, ka zbuluar kontrabandë prej 1470 shishe verë, 6 motorrë për mjete të vogla lundruese, 9 copë monitorë, 21 kg kafe, 9 kasa dritaresh, 1024 copë bluza, pantallona dhe xhaketa, 39 kg rrjetë plastike. Mësohet se policia ka në arrestuar në flagrancë A. V dhe K. SH të dyshuarit kryesore për kontrabandën si dhe u shpall në kërkim S. SH. Të dhënat paraprake bëjnë me dije se pas kontrollit të ushtruar në automjetin e A. V u zbulua se ai nuk i ishte nënshtruar procedurave doganore për mallin e sekusetruar.