INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kontrata që ndau Rita Orën me Jay Z  [FOTO]

Kontrata që ndau Rita Orën me Jay Z [FOTO]

Publikuar më: 11:20 07-06-2016

Rita Ora më në fund mund të marrë frymë lirisht.

Që prej 6 muajsh këngëtarja shqiptare ka qenë në një konflikt gjyqësor me Jay  Z.  Kompania e këtij të fundit  e ka hedhur në gjyq  Ritën duke i kërkuar një dëmshpërblim prej  2.4 milion dollarësh për shkelje të kontratës. Konflikti i tyre qëndron në faktin se kompania e jay Z pretendon se Rita nuk e ka përmbushur numrin e caktuar të këngëve dhe albumeve që i është kërkuar përgjatë periudhës së bashkëpunimit ndërsa vetë Rita thotë se ka patur mjaft materiale të cilat shtëpia diskografilke nuk ia ka publikuar.

Por me anë të një dokumenti të lëshuar së fudnmi nga gjykata, të dyja palët kanë aritur një marrëveshje dhe  Rita ka fituar lirinë e saj që i lejon të bashkëpunojë me shtëpi të tjera diskografike. The Sun ka bërë të ditur se këngëtarja shqiptare menjëherë pas përfundimit të xhirimeve të filmit “Fifty Shades Darker” do nisë punën për albumin e ri. Por pavarëissht problemeve Rita vazhdon të ketë shumë respekt për Jay Z-në.  

Article Logic
Execution time: 0.0038199424743652