INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kontrata të reja! Ja ku do t’i shohim personazhet e njohura të ekranit këtë sezon

Kontrata të reja! Ja ku do t’i shohim personazhet e njohura të ekranit këtë sezon

Publikuar më: 14:25 29-08-2017

Nuk janë të pakta figurat e ekranit që këtë sezon të ri do t’i shikojmë në të tjera hapësira televizive.

Madje ka edhe nga ata që po shkëputen për një periudhë të shkurtër kohe.  Disa prej tyre kanë vendosur të vijnë ndryshe, me emisione dhe ekperienca të reja dhe kanë lidhur kontrata të reja.

Figurat që ndryshojnë ekran:

1-Gaz Paja, aktori i njohur ndoshta nuk mund të jetë më pjesë e “Portokallisë” gjatë sezonit të ardhshëm. Ai është shprehur se nuk e di nëse do të jetë përsëri pjesë e “Portokallisë” pasi nuk i dihet se çfarë ndodh.  “Se di, sepse nuk i dihet çfarë ndodh. Unë dua të sjell një personazh të ri në qoftë se nuk e gjej do të bëj pak pauzë do të vazhdoj vetëm në teatër”,  është shprehur Gaz Paja. Por ende Gaz Paja nuk ka bërë publike nëse ka nënshkruar ndonjë kontratë.

2-Rezear Xhaxhiu, gazetari i njohur ka nënshkruar kontratat me televizionin më të ri informativ në vend,  ”Fax News”. Deri në fund të sezonit të kaluar ai ka drejtuar emisionin “Natë me Xhaxhiun” në “News 24”.

3- Bledian Koka, pas 3 vite e gjysmë si spiker në edicionin e lajmeve, vendosi të largohej nga “News24” për një tjetër ekran. Ai së fundmi ka lidhur kontratë me televizionin informativ më të ri në treg “Fax News”.   “Të nderuar miq! Mbrëmja e djeshme ishte e fundit për mua në ekranin e “News 24”. 3 vite e gjysmë më parë lashë një tjetër televizion për “News 24”, sot largohem nga “News 24” për një tjetër ekran. Sfida e re është e njëjtë, televizion, por përgjegjësia më e madhe për mua personalisht. Largohem pa keqardhje. Shkoj me optimizëm në sfidën e re në “Fax News”. Një falënderim special shkon për të gjithë ata kolegë të nderuar me të cilët kemi ndarë eksperiencën e të informuarit të publikut dhe realisht nuk veçoj asnjë, ju kam në zemër të gjithëve. Në 3 vite e gjysmë kam dhënë maksimumin tim dhe rezultati është ca shenje lëmë. Vlerësimi i mbetet publikut, për mua ishte një nder. Unë personalisht mendoj se një shenjë e kam lënë, është kjo që shikoni në foto, ajo e lamtumirës elektronike nga “News 24″. P.S. Faleminderit për vëmendjen dhe ju uroj një fundjavë të qetë! I juaji, Bledi”.”është shprehur gazetari.

4-Eni Shehu, gazetari i njohur është larguar përfundimisht nga “ABC news”. Pas kontaktimit nga “Shuplaka” ai  tregon se do të kalojë në “Klan Tv” dhe pritet të ketë një emision të vetin. Së fundmi Eni Shehu korri sukses me emisionin e tij  për të 5-in vit rradhazi në jug.

5-Ilva Tare, gazetarja që mban një peshë të madhe në Ora News me emisionin “Tonight Ilva Tare” dhe pozicionin e Drejtores së Informacionin duket se pavarësisht peshës së shtatzanisë së dytë, nuk do t’i mungojë ekranit, shkruan shuplaka.com. Mësohet se Tare do ta nisë sezonin e ri që të hënën e 4 Shtatorit me emisionin “Tonight” dhe pritet të çojë me sa duket deri në fund “misionin” e nisur me të bijën Melody, që pak orë pas mbylljes së maratonës zgjedhore shkoi në maternitet. Të shohim nëse do përsëritet historia me ardhjen në jetë të djalit.

6- Adela Xhamani do të rikthehet sërish në ekran pas një kohë shkëputjeje. Ajo ka lidhur kontratë me “Fax News” televizionin informativ më të ri në treg.

7-Marina Vjollca, një nga figurat më të njohura të ekranit të Top Channel,  është larguar nga ky televizion për fundimisht. Ajo ka lënë ekranin e “Top Channel”, ku aty ngjiti edhe shkallët e karrierës së saj. Vjollca nuk do të jetë më pjesë e prenzantimit të emisionit “Procesi Sportiv”, emisionit sportiv. Në këtë sezon të ri ajo të shfaqet në ekranin e “Klan Tv”. Ende nuk dihet se çfarë emisioni do të drejtojë.

8-Luana Vjollca, edhe ajo mund të largohet nga “Top Channel”. Ende nuk dihet me saktësi nëse do të largohet nga ky ekran, por e konfirmuar është se nuk do të vazhdojë më emisionin e saj, i cili sezonin e fundit e pati deri në qershor. 

9-Sonila Meço, Enton Abilekaj

 Së fundmi u spekulua se edhe Sonila Meço dhe Enton Abilekaj do të kalonin në ekranin e “Ora News”.  Por të dy kanë përgjenjështruar kalimin, duke thënë se nuk kanë nënshkruar ndonjë kontratë. E pyetur nga ”Shuplaka”, Meço e thotë hapur se s’ka asgjë të vërtetë. “Nuk ka asgjë të vërtetë, s’di si ka lindur kjo fantazi, kush e ka ushqyer me ‘dëshirë’.”, tregon gazetarja. “Më ka kapur krejt në befasi dhe e vetmja gjë e mirë është se u bënë të gjallë miq që nuk i dëgjoja prej kohësh.”, komentoi Meço.  Edhe Abilekaj nuk ka nënshkruar asnjë kontratë me ”Ora News”.

Article Logic
Execution time: 0.0039448738098145