Pep Guardiola do të rinovojë me Manchester Cityn edhe për 5 sezone të ardhshme. Ky është lajmi bombastik që vjen nga tabloidi “The Sun”, ku shkruhet se sheikët janë gati të nënshkruajnë me katalanasin një nga kontratat më të shtrenjta në histori prej plot 115 milionë eurosh. Kjo lëvizje vjen pas rrezikut se “Citizens” mund të përjashtohen nga Champions League, por drejtuesit duken të pashqetësuar.
Gjithashtu ky lajm është edhe një goditje për Juventus, pasi torinezët dëshironin ta kishin Pep si zëvendësuesin e Allegrit.