INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kontroll mjekësor për endacakët e mbledhur nga Bashkia e Tiranës

Kontroll mjekësor për endacakët e mbledhur nga Bashkia e Tiranës

Publikuar më: 15:31 12-01-2017

Personave të varfër, që janë strehuar në qëndrat sociale të ngritura nga Bashkia e Tiranës për shkak të motit të ftohtë dhe ngricave u është ofruar edhe kontrolli shëndetësor.
Prej afro një jave 193 persona e kanë kaluar natën në qendrat sociale të Bashkisë së Tiranës, ku veç strehimit kanë marrë edhe ndihmën e nevojshme në ushqime dhe veshmbathje, duke i bërë kështu ballë të ftohtit të acartë që ka prekur kryeqytetin. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga qendra sociale të Kombinatit, falenderoi stafin për përkushtimin dhe mjekët e infermierët për kontrollet shëndetësore ndaj të gjithë personave të strehuar.  
“Jam shumë i prekur nga të gjitha historitë që kam dëgjuar, ku kontakti i parë me mjekun është për shumë prej tyre në moshën 40, 50 apo 60 vjeç. Besoj se ky fill njerëzillëku që përshkron të gjithë këtë sipërmarrje, duke filluar nga Policia Bashkiake, Policia e Shtetit, mjekët, doktorët, infermierët, nga të gjithë qytetarët e përgjegjshëm që kanë lajmëruar zjarrfikësen, nga punonjësit tanë socialë, tregon se jemi një qytet që rrëzohemi, por edhe ngrihemi bashkë. Dua t’i falenderoj me gjithë zemër për kontributin dhe të garantoj të gjithë qytetarët që do të vazhdojmë të ndjekim këtë situatë.Kemi edhe dy ditë vigjilencë derisa moti të stabilizohet. Mbas këtyre dy ditëve fillon një përpjekje e re për t’u siguruar që kush ka nevojë për kontroll të avancuar mjekësor të vazhdojë të ndiqet, kush ka nevojë për asistencë sociale të ndihmohet, kush ka nevojë për punësim të asistohet dhe kush ka nevojë për shtëpi t’i bashkohemi në procesin e gjetjes së një banese afatgjatë për të zgjidhur çështjen e strehimit”, tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.00350022315979