INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Kontroll tregtimit të gazit, po abuzojnë me rritjen e çmimit [VIDEO]

Publikuar më: 16:38 06-01-2017

Inspektoriati i gazit ju bën apel qytetarëve të mos bien pre e abuzimeve nga pikat e karburantit që po shesin gazin për ngrohje me të njëjtin çcmim si ai per makina. Inspektoret kane nisur monitorimin e pikave të gazit, për të mbajtur nën kontroll cmimin me të cilin ai tregtohet, pas hyrjes në fuqi të akcizës së gazit në 1 janar. Deri tani rritja e cmimit ka shkuar nga 10 deri ne 20 leke per liter.
Inspektoriati:
“Duke iu referuar ligjit per akcizën e gazit, ndryshimi i çmimit të këtij produkti ka hyrë në fuqi që prej 1 janar 2017, informohen qytetarët se  bombolat GLN nuk reflektojnë rritje të çmimit të gazit, por ky çmim i ri prek vetëm gazin per automjete duke e konsideruar kete nenprodukt te naftes si karburant”.
Inspektoriati këshillon qytetarët të kenë kujdes gjatë përdorimit të bombulave të gazit, pas incidenteve të kohëve të fundit.
Inspektoriati:
“Të mos përdorin bombola të vjetra me shenja të dukshme të korrozionit që janë jashtë afateve të kolaudimit. Bombolat nuk duhet të mbushen në dyqane që kryejnë tranzvazimin nga një bombol e madhe në një më të vogël. Nuk duhet të mbushen në Autogaze prane Pikave te Karburantit “.

Article Logic
Execution time: 0.0034201145172119