INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kontrolle blic nga policia nëpër burgje, shikoni armët e ftohta që iu gjetën të dënuarve [FOTO]

Kontrolle blic nga policia nëpër burgje, shikoni armët e ftohta që iu gjetën të dënuarve [FOTO]

Publikuar më: 13:01 23-09-2018

Kontrolle blic janë zhvilluar në një sërë burgjesh të vendit, duken iu gjendur sende të shumta si telefona celularë, mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit e deri tek lëndët narkotike. 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje kanë arritur që gjatë një periudhë 3 javore, të kapen:

17 telefona celular, 6 karta sim dhe 9 aksesorë të tjerë telefonash celularë;
135 doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa;
27 mjete prerëse të improvizuara nga të burgosurit.

Për këto shkelje flagrantë janë marrë masa të menjëhershme për punonjësit e burgjeve. Konkretisht janë pezulluar nga detyra: 

Shefi i Policisë në IEVP Drenovë të Korçës për thyerje të skemës së sigurisë

Një specialist i grupit të sigurisë në IEVP Drenovë të Korçës, për falsifikim dokumentesh.
Një specialist trupe në IEVP Fushë Krujë.
Janë proceduar penalisht gjithsej 13 persona:
1 punonjës policie për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Futja e sendeve të ndaluara nga personi që ka për detyrë t’i ruajë ato”.
1 punonjës policie për veprën penale të “Falsifikimit të dokumentave”.
11 të dënuar dhe paraburgosur për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara”.
1 familjar i të dënuarit për veprën penale “Futja e sendeve të ndaluara”.
Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit janë referuar në organin e Prokurorisë 3 raste për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.

thumbnail_Sende-te-kapura-ne-burg-732x450.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0015509128570557