INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kontrollet e tatimeve vetëm për korrikun/ Konstatohen qindra abuzime

Kontrollet e tatimeve vetëm për korrikun/ Konstatohen qindra abuzime

Publikuar më: 09:26 30-07-2019

Lufta kundër informalitetit ka qenë në fokusin e tatimorëve në muajin korrik. Në të gjithë vendin janë kryer aksione dhe mësohet se “nën lupën” e tatimorëve janë vënë rreth 1.705 subjekte dhe janë konstatuar 691 shkelje të legjislacionit tatimor.

Sipas të dhënave të faqes zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve pas kontrolleve vetëm në javën e fundit të 640 subjekteve gati gjysma e tyre kanë rezultuar me shkelje. Numërohen 325 shkelje të legjislacionit tatimor. Problemet më të mëdha janë konstatuat në lidhje me lëshimin e kuponit tatimor. Janë gjithsesj 71 tatimpagues që janë ndëshkuar për moslëshimin e kuponit tatimor, ndërsa 3 të tjerëve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor pasi konstatohen me të njëjtën shkelje për herë të dytë.
Kurse tek 45 sipërmarrje janë zbuluar mallra pa dokumentacion tatimor.
Gjithashtu 28 subjekte operonin në të zezë, pasi nuk ishin paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore. Edhe punëonjësit e padeklaruar janë një problem i madh në vend. Vetëm në një javë janë gjetur nëpër biznese punonjës që nuk ishin të regjistruar në 26 të tilla, nga të cilët 23 subjekte janë biznese të vogëla dhe 3 janë biznese të mëdhaja. 24 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar kasën fiskale.

Article Logic
Execution time: 0.0020310878753662