INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kontrolli i bizneseve tashmë online, eleminon abuzimet

Kontrolli i bizneseve tashmë online, eleminon abuzimet

Publikuar më: 10:31 15-03-2017

Brenda muajit qershor të gjithë bizneset do të kenë kontroll online, dhe nuk do të ketë inspektorë që do të zënë deren e biznesve. Objektivi i Inspektorit të Përgjithshëm si dhe Inspektoratit Shtetëror Teknik dhe Industrial është bërë publik gjatë inspektimit të një biznesi në kryeqytet. Qëllimi i futjes së inspektimit onliane është eleminimi i abuzimeve gjatë inspektiveve pranë bizneseve.
Shkëlqim Hajdari Inspektor i Përgjithshëm:
“Vazhdojmë punën me inspektimin online. Thirrje bizneseve: krijojini kushte trupave të inspektimit online për të përmbushur detyrimin ligjor. Biznesi të njoftojë nëse trupat inspektuese i bëjnë inspektimet jashtë kuadrit ligjor. Brenda qershorit do të jenë inspektime online në të gjithë vendin. Kjo formë inspektimi në ndihmë të biznesit të ndershëm. Bizneset që punojnë jashtë standardit do goditen fort. Jemi i vetmi vend në Ballkan që implementojmë këtë reformë në inspektime. Synojmë edhe regjistrimin video për gjithë procesin e inspektimeve”.
Arian Goshi Drejtor DIPNP:
“Është inspektim online në një karburant ku marrin pjesë tre drejtori të ISHTI-t. Qëllimi i inspektimit është njohja e subjektit edhe me të gjitha fushat e inspektimit. Të dhënat e inspektimit online do të jenë automatikisht në sistem. ISHTI e fillon sot këtë lloj inspektimi duke hequr dorë nga procesverbalet me blloqe”.

Article Logic
Execution time: 0.0033929347991943