INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kontrolli i Lartë i Shtetit “mbron” drejtuesit e automjeteve! Cilësia e karburanteve e keqe.

Kontrolli i Lartë i Shtetit “mbron” drejtuesit e automjeteve! Cilësia e karburanteve e keqe.

Publikuar më: 10:51 03-02-2016

Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial (ISHTI) që merret edhe me mbrojtjen e konsumatorëve në lidhje me cilësinë e karburanteve nuk ka punuar si duhet dhe për pasojë kostoja e pasigurisë tek drejtuesit e automjeteve po kthehet një problem të rëndë. Ky është vlerësimi i Kontrolli të Lartë të Shtetit pas audit të kryer në ISHTI.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka argumentuar se shkaqet kryesore lidhen me kuadrin rregullator të pabashkërenduar dhe harmonizuar mirë për funksionimin e këtij institucioni, të burimeve njerëzore të pa trajnuara, të pa testuara, të pakualifikuara dhe të keqmenaxhuara, zbatimit me mangësi të procedurave të inspektimit, mungesës së materialeve e modernizimit të pajisjeve laboratorike dhe kryerjes së një numri të kufizuar të treguesve të analizave, problemeve në investime dhe menaxhimin financiar, si dhe për shkak të reduktimit të subjekteve të ndëshkuara dhe mos vjeljes së gjobave.

KLSH vëren se nafta e hedhur në treg në vitet 2011-2014 ka qenë mesatarisht 859,765 ton në vit, si dhe në vitin 2014 janë përpunuar brenda vendit nga dy rafineritë 300,000 ton naftë. Duke shmangur analizën e të tregut ndërkombëtar të naftës në vite, lidhur me sasinë e importuar, shifrat e mësipërme tregojnë se konsumi i karburanteve në Shqipëri është në rritje, së bashku me rritjen e sasisë së karburanteve të prodhuara dhe të përpunuara brenda vendit.
KLSH vëren se, trendi i rritjes së konsumit të karburanteve në vite është i lidhur kryesisht me numrin e mjeteve rrugore, inventari të cilave në vitin 2013 ka arritur në 445,956 copë. Gjithashtu, rritja e përdorimit në shkallë gjithnjë e më të gjerë të naftës së prodhuar në vend vitet e fundit, i kërcënon akoma më shumë treguesit.

Në rekomandimet për përformacën KLSH i kërkon ISHTI të hartojë një strategji afat shkurtër për të përputhur plotësisht profilin e shkollimit dhe eksperiencës së personelit me atë të fushës inxhinierike të kërkuar, për të rritur performancën e veprimtarisë së inspektorëve dhe për pasojë atë të inspektoratit në tërësi, brenda tremujorit të parë 2016.
ISHTI duhet të përgatisë dhe të paraqesë në Ministrinë e Energjitikës një strategji afat mesme për uljen e numrit të stacioneve të furnizimit me karburante dhe shpërndarjen e tyre në varësi të infrastrukturës rrugore, me qëllim që rrisë aftësinë mbuluese me inspektim si dhe shpeshtësinë e kontrolleve për garantimin e cilësisë së karburanteve, por gjithmonë pa cënuar furnizimin normal të konsumatorëve dhe pjesëmarrjen konkurruese të operatorëve aktual të këtij tregu brenda tremujorit të parë 2016, rekomandon KLSH.
Një kërkesë tjetër e KLSH lidhet dhe me intensifikimin e veprimtarinë inspektuese dhe kontrolluese në rafinerinë dhe në të gjitha impiantet e përpunimit të naftës, që e hedhin në treg për konsum me automjete, duke marrë masa ekstreme ligjore deri në propozim për heqjen e liçencës subjekteve përsëritjeve në vite apo dhe rasteve të stacioneve në pronësi brenda së njëjtës shoqëri aksionare

Article Logic
Execution time: 0.0035741329193115