Të shumtë kanë qenë zyrtarët nga Shqipëria dhe Kosova që kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Konventës së Demokratëve në Filadelfia të SHBA-së. Mes tyre kanë qenë edhe kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta dhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, të cilët janë parë në krah të njëri-tjetrit teksa bisedonin me anëtarë të delegacioneve të tjera të pranishme.
Meta ka zhvilluar takime me ish Sekretaren e Shtetit Madeleine Albright, Kreun e Parlamentit të Suedise Urban Ahlin, dhe atë të Gjeorgjise David Usupashvili. Meta u takua edhe me eurodeputetet Knut Fleckenstein Gianni Pittella dhe Tanja Fajon.
Kreu i kuvendit ka kërkuar forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së si edhe ka vlerësuar kontrobutin e forumit të liderve boterore. Ndërsa kryetari i opzoitës Lulzim Basha, u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Popullore Europiane, Antonio López-Istúriz.
Në njoftimin për mediat thuhet se Sekretari i Përgjithshëm i PPE-së ka vlerësuar rolin e Partisë Demokratike në procesin e hartimit dhe miratimit me konsensus të Reformës në Drejtësi si dhe ligjin e dekriminalizimit, ndërsa ka rikonfirmuar mbështetjen e Partive popullore Europiane-së për Partinë Demokratike në rrugën e saj të rikthimit në pushtet.
Basha është takuar dhe me europarlemntarin Knut Fleckenstein, ku ka vlerësuar rolin e tij dhe të Eurodeputetit Eduard Kukan në mbështetje të konsensusit. Kryetari i ozpoitës shqipatre ka takuar dhe ish-sekretaren amerikane të Shtetit, znj. Madeleine Albright.
Pjesëmarrës nga Kosova kanë qenë kryeministri Isa Mustafa, kreu i Kuvendit Kadri Veseli dhe ishpresidentja Atifete Jahjaga.