Kryetari i Kuvendit dhe i Lëvizjes Socialiste për Integrim gjatë fjalimit të mbajtur në Konventën Kombëtare të LSI-së ndër të tjera tha se reforma në drejtësi nuk mund të mbetet në letër, ajo duhet të gjejë zbatim.
Gjithashtu gjatë fjalimit të tij, Meta tha se në Kuvendin e Shqipërisë të çojmë sa më shumë intelektualë, të rinj dhe të reja në të mirën e vendit. Pa harruar edhe çështjen e mbetjeve, ai u shpreh se duhet konsensus me shoqërinë civile për menaxhimin e integruar të mbetjeve.
Pika të tjera të fjalimit të tij ishin Listat e hapura, të cilat janë mënyra më e drejtë që qytetarët të zgjedhin kandidantët e drejtë , reflektimi mbi shqetësimet e drejta të shoqërisë civile, hapja e vendeve të reja të punës, lufta kundër kanabisit dhe përmirësimi i arsimit.
"Nëse mbjellim kanabis sot, nesër do të korrim krimin e organizuar në shtet", tha Meta.