INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konventa e LSI Meta reagon për sms-të skandaloze për tenderat dhe për mbetjet

Konventa e LSI Meta reagon për sms-të skandaloze për tenderat dhe për mbetjet

Publikuar më: 12:11 03-12-2016

Kryetari Kuvendit, njëkohësisht edhe  Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është duke mbajtur drejtpërdrejt fjalën në Konventën Kombëtare të LSI-së gjatë së cilës  preku disa nga pikat kye dhe më të diskutuara.

Meta tha se LSI është që mban lart zjarrin e optimizmit, duke parë mundësi zgjidhje në çdo problem dhe duke luftuar kundër politikës së konfliktit dhe ndasisë.Ai tha se kjo forcë ka partneritet me dialogun dhe stabilitetin .

"Jemi këtu pasi siguruam një proces demokratik, gjithëpërfshirës zgjedhor.

Qëllimi ynë në këtë konventë është që LSI të forcojë praninë e saj në radhët partive të shëndetshme në transparencë, llogaridhënie dhe vazhdimësi. LSI udhëton me forcën më të madhe të saj, që janë kritika dhe modestia. 

Meta tha se, LSI nuk ka partneritet me konfliktualitetin, pasi sjell prapambetje, pesimizëm dhe ndasi, në jemi për bashkëpunim dialog dhe zhvillim.  Kryetari LSI, kujtoi se forca e tij politike ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në stabilitetin e vendit.

"Kemi dhënë një kontribut të rëndësishëm për ndalimin e armëve kimike, për miratimin me konsensus të Reformës në Drejtësi... Kemi qenë besnik në koalicionet e bëra ashtu si dhe me PS. Politikat e njëanëshme krijojnë konflikte të panevojshme jo vetëm brenda koalicionit, por dhe në grupet e interesit”, tha Meta.

Në fjalën e tij Meta është shprehur se u bë reforma territoriale për shumë arsye, por njëra nga kryesoret ka qenë dhe ajo e menaxhimit të mbetjeve gjë e cila nuk ka nisur ende. E për këtë kreu i LSI-së tha se ky është edhe shqetësimi kryesor i shoqërisë civile e për këtë kemi zhvilluar takime me ta.

 Nga aty Meta është shprehur qartë kundër deputetëve të kuvendit që kërkojnë tendera e që sipas tij bëjnë presione ndaj qeverisë.

“Që mos  këtë në Kuvend deputete që kërkojnë tendera, që bëjnë presione ndaj qeverisë e ministrave .

Kuvendi i ardhshëm të jetë një kuvend që të përfaqësojë më dinjitet gjithë qytetarët e Shqipërisë”, tha Meta nga Konventa.

Kjo deklaratë e kreut të LSI-së vjen pas publikimit të mesazheve skandaloze mes vëllait të ministrit të mjedisit Lefter Koka, Nard Kokës dhe ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, që kishin një përmbajtje fyese e shantazhuese.

Article Logic
Execution time: 0.0037801265716553