INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konventa e LSI: Petrit Vasili i emocionuar kërkon duartrokitje solemne për  humbjen e miqve të LSI

Konventa e LSI: Petrit Vasili i emocionuar kërkon duartrokitje solemne për humbjen e miqve të LSI

Publikuar më: 12:03 03-12-2016

Kreu i grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili hapi ditën e dytë të Konventës të LSI. Plot emocione, Vasili është ngatërruar disa herë ndërsa nuk ka harruar të kujtojë njerëzit që LSI ka humbur ndër vite, si ish-kryebashkiaku i Kolonjës Arben Malo që u nda nga jeta si pasojë e sëmundjes së rëndë.

“Për shkak të moshës mbase s’duhet të isha ai unë që duhet ta hapja këtë konventë por jam i bindur se LSI është parti e të gjitha moshave por mbetet mbi të gjitha partia e të rinjve sepse fytyra e të ardhmes është rinia, entuziasmi i së cilës, është nervi dhe zemra e partisë sonë.

Dua të ndaj me të gjithë edhe dhimbjen e thellë për mjaft miq që i kemi humbur në këto vite se vdekja i ka marrë, si:  Arben Malo. Dua të mbani të pashlyer shembullin e tyre moral politik edhe si qytetar.

Duartrokitje solemne për ata, e meritojnë “, tha Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0031311511993408