INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konvertimi i myslimanëve në të krishterë. Shqipëria renditet ndër 4 vendet e para në Europë.

Konvertimi i myslimanëve në të krishterë. Shqipëria renditet ndër 4 vendet e para në Europë.

Publikuar më: 09:12 28-04-2016

Një Studim për besimtarët në Krisht me të kaluar myslimane i realizuar nga Universiteti “St. Mary’s” në San Antonio, e nxjerr Shqipërinë ndër vendet e para në Europë, për kthimin e fesë nga myslimanë në të krishterë.
Që nga vitet 1960, sipas raportit ka patur një rritje domethënëse në numrin e konvertimeve nga Islami në Kristianizëm dhe pjesa më e madhe kanë qenë në formën e Kristianizmit evangjelist apo Pentekostal, por ka patur edhe konvertime në katolik apo ortodoks. Madje ajo që është e çuditshmë është se disa deklarojnë se vazhdojnë që të mbeten, në një farë mënyre edhe myslimanë edhe ndjekës të Jezusit.
Sipas studimit, Shqipëria është mes 4 vendeve të para në Europë, për numrin e të krishterëve me të kaluar myslimane. Shifrat flasin se 13 mijë shqiptarë janë konvertuar në besimtarë të Krishtit. Ndërsa vendin e parë e mban Bullgaria me 45 mijë besimtarë, vendin e dytë Mbretëria e Bashkuar me 25 mijë besimtarë, më pas renditet Gjermania me 15 mijë besimtarë dhe të katërtin Shqipëria. Ndërsa konvertimet në Kosovë, janë në shifra modeste, vetëm 2000 myslimanë kanë ndëruar fenë.
Kërkimet për studimin kanë nisur shumë herët që në vitin 1960, kur Patrick Johnstone nisi që të mbledhë informacione mbi përmasën dhe natyrën e komuniteteve kristiane në vende të ndryshme të botës. Të dhënat janë përfshirë në 6 botime me titull “Operacioni Botë”.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264