Krahas meritave dhe vlerësimeve për punën, fotografi Endrit Mërtiri është përballur këtë herë me akuza.
Subjekt për këtë ka qenë një foto e realizuar prej tij, me modelen Elena Lika, për prezantimin e koleksionit të ri të linjës “Savage” nga Bora Kokëdhima. Akuzat vijnë nga revista “Bordo” , e cila pretendon se fotoja në fjalë, është e ngjashme me atë të kopertinës së saj një vit më parë ku modele ishte Xhesika Berberi. Vetë Endriti ka zgjedhur si “mbrojtje” postimin e një tjetër fotoje të realizuar prej tij dy vite më parë, kohë kur siç thotë ai, revista Bordo ende nuk ishte “ngjizur”. Fotoja vërteton kështu se frymëzimi për fotot ku përdoren kapelet e mëdha në formën e lules, ka qenë më i hershëm se kopertina për të cilën flet “Bordo” në shkrimin e saj.