Mund të themi se 'fustani' i Elvana Gjatës është kthyer në ikonik, duke folur këtu dhe për këngën dhe për fustanet e saj në klip.
Sigurisht ndër ta ra në sy fustani tërësisht 'gold' dhe mesa duket as FjollaMorina nuk i paska rezistuar dot.
Fjolla ka paralajmëruar publikimin e këngës së saj të radhës.
Në disa foto vërtet të zjarrta në Instagram, që besohet se janë shkëputur nga klipi i ri, ra në sy veshja e Fjollës e cila i ngjan shumë asaj të Elvanës.
Nuk e dimë nëse këngëtarja është frymëzuar nga kolegia e saj, e megjithatë duket se kjo veshje do të bëjë namin këtë verë.