INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kopjoi atë?! Kim Kardashian na fal, por Era Istrefi e ka veshur para teje këtë veshje super të shtrenjtë! [FOTO]

Kopjoi atë?! Kim Kardashian na fal, por Era Istrefi e ka veshur para teje këtë veshje super të shtrenjtë! [FOTO]

Publikuar më: 17:13 28-09-2018

Ajo është padiskutim një nga femrat më të komentuara në mediat rozë dhe di gjithmonë se si të jetë në qendër të vëmendjes. Kim ka shumë ndikim te femrat në botë dhe jo rrallë herë veshjet dhe pamjet e saj kthehen në trend. Por këtë herë ka “kopjuar” këngëtaren shqiptare, Era Istrefi.

Pak kohë më parë Era Istrefi u shfaq veshur me një lloj stili disi të çuditshëm. Një këmishë dhe një palë çizme me takë me printe dollari që binin shumë në sy. Të dyja i përkisnin firmës ‘Balenciaga’ dhe këmisha kushtonte 1.000 euro, ndërsa çizmet 1.100 euro.

Ndërkohë që ditën e djeshme, Kim kishte veshur një xhaketë me printe dollari dhe çizme me po të njëjtin model. Xhaketa e Kim Kardashian kushton 1.562 paund. Ndërsa çizmet ishin të po të njëjtës firmë si ato të Erës, veçse kushtojnë disi më shumë, 1.456 paund.

Rastësi e bukur?

kimi.jpg

eraa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037229061126709