Gerd Haxhiu është larguar zyrtarisht nga pankina e Korabit. Ish-trajneri i dibranëve dje është ndarë përfundimisht me skuadrën duke përshëndetur të gjithë lojtarët. Madje ai ka pasur edhe një takim edhe me administratorin Mëziu, teksa ky i fundit i ka premtuar që do t’i shlyejë të gjitha detyrimet financiare.
Ndërkohë vendin e teknikut vlonjat e ka zënë ndihmësi i tij Artjon Poçi. Ky i fundit është pjesë e Korabit që prej verës së kaluar, ndërsa tashmë do të drejtojë skuadrën për 7 javët e mbetura të sezonit. Ermal Nexhipi do të vijojë të jetë trajner i portierëve.
Kujtojmë që Korabi ndodhet në vendin e fundit me 12 pikë të grumbulluara. Çështja mbijetesë tashmë është mbyllur dhe sezonin e ardhshëm, dibranët do të luajnë sërish në Kategorinë e Parë.