Lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmeteve në Korçë mëngjesin e sotëm shkaktuan dëme të mëdha.
Ministria e Mbrojtjes njofton bilancin e dëmeve nga lëkundjet e tërmetit me epiqendër në fshatin Floq në Korçë. Deri tani raportohen të dëmtuara 80 banesa. 4 shtetas kanë shkuar në urgjencën e spitalit për të marrë ndihmën e parë pasi nga rënia e mureve të disa banesave kanë pësuar lëndime të lehta.
50 banesa janë dëmtuar në fshatin Floq dhe Qafëzez, ndërsa 20 të tjera në Vidohovë.
Për këtë arsye emergjenca civile ka ngritur 40 çadra për banorët e prekur nga dëmtimet.
Gjithashtu bëhet me dije se Spitali Rajonal Korçë është në gatishmëri me autoambulanca, staf mjekësor dhe me kapacitet 300 shtretër për përballimin e çdo situate."