Një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka tronditur këtë pasdite qytetin e Korçës.
IGJEUM bën me dije se epiqendra e tërmetit ka qënë 3.4 km në Jugperëndim të Dardhës ndërsa lëkundjet e tokës janë ndier edhe në zona të tjera.
Mësohet se shumë banorë janë përfshirë nga paniku dhe kanë dalë nga banesat e tyre.
Emergjencat Civile bëjnë me dije se deri më tani nuk janë regjistruar dëme në njerëz apo dëme materiale.
Kujtojmë se pak muaj më parë zona e Korçës u përfshi nga një tërmet i fortë ku shumë banorë të fshatit Floq humbën shtëpitë e tyre.