Kamza ka arritur të marrë sot një pikë në shtëpi në ndeshjen e javës së dytë kundër Skënderbeut. Korçarët janë ndalur duke marrë kështu një “leksion” për të mos nënvlerësuar asnjë skuadër në kampionat nëse do të kërkojnë të luftojnë për titull.
Pas humbjes së pësuar në “Europa League” kundër Dinamos së Kievit, bardhekuqtë barazuan me rezultatin 1-1 në transfertë kundër skuadrës së Kamzës.
Të parët që kaluan në avatazh ishin miqtë në minutën e 28-të me anë të mesfushorit, Donjet Shkodra, që realizoi një gol të bukur nga distance.
Reagimi i skuadrës së drejtuar nga, Ramazan Ndreu, erdhi në pjesën e dytë me sulmuesin e sapo futur në fushën e lojës, Rezin.
Sulmuesi kamzali barazpeshoi rezultatin në minutën e 67-të duke mposhtur Orges Shehun.
Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fërshëllimën e fundit të gjyqtarit, me të dyja ekipet që ndajnë nga një pikë.
Java e dytë e Superiores mbyllet mbrëmjen e sotme në orën 19:00 me super sfidën Partizani-Kukësi që do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stermasi”.