Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Korçës ku është përfshirë makina e dytë e eskortës së kryeministrit Edi Rama që po udhëtonte drejt qytetit jug-lindor për takimin e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë.
Paraprakisht raportohet se ka disa persona të aksidentuar.
Makina që vinte nga krahu i kundërt ka rrëshkitur si pasojë e lagështisë duke goditur makinën e dytë të eskortës së kryeministrit.