INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korçë, AKU bllokon 6,3 ton mish të ngrirë

Korçë, AKU bllokon 6,3 ton mish të ngrirë

Publikuar më: 14:52 02-08-2018

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar 6 ton e 323 kg mish të ngrirë në Korçë. Bllokimi i kësaj sasie mishi u bë për shkak të kushteve të rënda higjeno – sanitare ku kryhej aktiviteti si dhe për faktin se subjekti nuk kishte asnjë dokumentacion për kontrollet veterinare të mishit, certifikimin e produktit dhe nuk posedonte faturën tatimore. Gjatë kontrollit të ndërmarrë në subjektin e shtetases, Mirela Dvorani inspektorët e AKU-së kanë konstatuar mungesë të kushteve higjeno-sanitare në ambientet e tregtimit. Në dhomat frigoriferike u konstatuan disa produkte “mish i ngrirë” (1100kg stomak pule, 3432kg dhjam derri, 1316kg tremiks koke, 100kg dhjam viçi, 350kg këmbë viçi, 25kg kokë qingji) që ishin të paketuara por pa asnjë të dhënë etiketimi, si dhe pa dokumentacion shoqërues: faturë tatimore dhe certifikatë veterinare të cilat u bllokuan me destinacion asgjësimin. Për shkeljet e mësipërme përveç masës administrative së bllokimit të produktit u morën masat administrative me gjobë në vlerën 600.000 lekë si dhe ndalim i menjëhershëm i aktivitetit.

1.jpeg

Pas zbulimit e goditjes së rastit, AKU ka bashkëpunuar edhe me strukturat e hetimit tatimor si dhe Policinë vendore si dhe me strukturat doganore, për shkak të dyshimeve se kjo sasi produkti është futur kontrabandë Autoriteti Kombëtar i Ushqimit me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore, i bën thirrje edhe operatorëve të biznesit ushqimor që të jenë të kujdesshëm në blerjen e lëndëve të para - produkte shtazore duke kërkuar e marrë nga furnitorët vetëm produkte me etiketë dhe të shoqëruara dokumentacion të plotë veterinar e fiskal – pasi është një detyrim ligjor i tyre përveçse përbën një masë tepër të rëndësishme për sigurinë ushqimore të klientëve të tyre.

Article Logic
Execution time: 0.002202033996582