Një 85-vjeçare ka humbur jetën në qytetin e Korçës pasi banesa e saj është përfshirë nga flakët.
Policia bën me dije se ka humbur jetën 85-vjeçarja me inicialet Sh.B e cila jetonte e vetme në banesë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por zjarrëfikëset kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Dyshohet se ngjarja është aksidentale.