Policia e Korçës ka vënë në pranga një 35 vjeçar, nën akuzën se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes. I arrestuar është shtetasi Petrit Cane 35 vjeç, banues në fshatin Mborje. Burimet policore bëjnë me dijë se ai është arrestuar pasi dyshohet ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në banesë ndaj bashkëshortes së tij 33-vjeçare. Materialet në ngarkim të 35-vjeçarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Dhuna në familje”.