INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KORCË Dy të rinjtë e zhdukur prej 24 orësh. Babai i Reit: Shteti  vonon, më mbetet vetëm të bëhem kamikaz! [FOTO]

KORCË Dy të rinjtë e zhdukur prej 24 orësh. Babai i Reit: Shteti vonon, më mbetet vetëm të bëhem kamikaz! [FOTO]

Publikuar më: 12:22 20-08-2016

Dy kushërinjtë adoleshentë janë zhdukur që paraditen e djeshme dhe mendohet të jenë mbytur në kënetë. Gjatë gjithë natës të afërmit e tyre  e kanë gdhirë pranë kënetës së fshatit për të mësuar ndonjë gjë të re mbi fatin e dy adoleshentëve Tahirllari të zhdukur prej paradites së djeshme. Rei dhe Berti, kushërinj me njëri-tjetrin, dyshohen se kanë hequr rrobat dhe janë zhytur në kënetë për t’u larë. Askush nuk i pa me sy ndërsa në lëndinë ndodhen rrobat që kanë zhveshur nga trupi. Fshati doli në ndihmë të familjarëve, drama e të cilëve nuk ka fund. Nga dje pasdite që ata denoncuan zhdukjen e djemve, sipas familjarëve, shteti nuk ka hedhur asnjë hap për gjetjen e tyre.

Asnjë polumbar nuk po kërkon trupat, ndërsa nuk lejohet nga policia as përdorimi i një motorpompe për thithjen e ujit. Policia sipas familjarëve është bërë gardh tek buza e kënetës dhe pret mbërritjen e polumbarëve nga Vlora.

Kujtim Tahirllari, babai i një prej adoleshentëve të zhdukur, me lot në sy bën apel, që shteti të ndërhyjë me polumbarë për gjetjen e djemve të humbur.

“Asnjë polumbar nuk ka ardhur fare. Të kishte humbur ndonjë çupë në treg do kishin ardhur me vrap. Ne na thanë mbrëmë se nuk hyjnë dot polumbarët se është natë. Nesër që në mëngjes me të zbardhur dita polumbarët do jenë këtu. Ne prit ata, prit polumbarët hic. Tani na thonë se polumbarët kanë qenë në Vlorë, ja pritini sa të vijnë”, thote Kujtimi ne nje lidhje telefonike.

I dëshpëruar ai tregon se, policia as nuk lejon t’i afrohen vendit të ngjarjes. Babai druan se do e coje ne veprime ekstreme kjo vonese e autoriteteve per te vepruar.

“Policia nuk na le të kërkojmë ne. Kanë bërë një gardh ata dhe nuk na lejojnë të kërkojmë ne. Nuk është ndonjë sipërfaqe e madhe, 9 dynym vend është kjo kënetë. Tërë fshati ka vendosur të venë në punë motorpompën që të shohim cfarë do gjejmë. Policia tani, të kërkojmë ne nuk na le, të vemë motropompën nuk na le ta vemë në punë, të bëhem kamikaz tani, kaq më mbeti. Djali më dergjet aty. Rrofshin mediat se të presim prej këtyre, asnjë gjë nuk bëjnë. Shyqyr jeni ju që na ndihmoni”.

Rrobat dhe këpucët e dy të rinjve, të lëna pranë vendit të quajtur “Gropa e Danielit”, kanë përforcuar dyshimet se të rinjtë kanë humbur jetën në kënetë.

Article Logic
Execution time: 0.0037360191345215