Një krim i rëndë në familje ka tronditur ditën e sotme qytetin e Korçës, ku burri 34 vjeçar Mikel Xhiko ka vrarë gruan 29 vjeçare Yllka Xhiko dhe më pas veten. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ku Mikeli ka goditur me thikë bashkëshorten dhe më pas edhe veten e tij, duke ndërruar jetë rrugës për në spital. Çifti jetonte në një banesë me qera në qytetin e Korçës, ndërsa kishin edhe dy fëmijë të mitur. Ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.