INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korçë: Pranverë e “mbuluar” me dëborë

Korçë: Pranverë e “mbuluar” me dëborë

Publikuar më: 10:37 25-03-2016

Ndërsa jemi zyrtarisht në stinën e pranverës, kapriçot e motit duket se do të na shoqërojnë edhe këtë fundjavë. Kjo e premte e ka gjetur qytetin e Korçës të mbuluar me dëborë.

Prej orëve të para të mëngjesit rajoni i Korçës është përfshirë nga moti i keq, shoqëruar me rreshje intensive borë dhe ulje të temperaturave nën zero.

Në Dardhë dhe Voskopojë trashësia e borës ka arritur në 10 cm, ndërsa rrugët drejt këtyre zonave turistike kanë qenë të qarkullueshme normalisht.

Edhe akset nacionale që lidhin Korçën me Kapshticën dhe Qafë Thanën dhe Korçën me Leskovikun janë të hapura dhe lëvizja e mjeteve bëhet pa vështirësi.

Por kushtet e këqija atmosferikë kanë sjellë dhe pasoja në qarkullimin e mjeteve në disa akse rrugore. Ulja e temperaturave ka krijuar ngrica në Qafë Thanë dhe Qafë Plloçë, ku është dashur ndërhyrja e mjeteve të Drejtorisë së rrugëve për të mbajtur të hapur këto segmente.

Article Logic
Execution time: 0.0033609867095947