INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korçë, sekuestrohet 500 kg mish kontrabandë nga Greqia, në pranga tregtari

Korçë, sekuestrohet 500 kg mish kontrabandë nga Greqia, në pranga tregtari

Publikuar më: 16:11 15-09-2018

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë tregtarin e mishit, 57-vjeçarin Nazar Dvorani, 57 vjeç, banues në Korçë dhe ka sekuestruar 500 kg mish dhe produkte të tij.

Sipas policisë mishi ishte i ngrirë dhe malli dyshohet të jetë kontrabandë.

Me datë 1 gusht 2018 ky subjekt tregtar është bllokuar nga ana e AKU-së, pasi gjatë kontrollit të ushtruar i është konstatuar një sasi prej 350 kg mish në gjendje të ngrirë, e cila ishte jashtë standardeve higjeno-sanitare.

Në vijim si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të kryera në lidhje me këtë rast, rezulton se ky subjekt ka vijuar të ushtrojë aktivitetin e tij, duke tjetërsuar sasinë e mallit të konstatuar gjatë kontrollit të datës 1 gusht 2018 dhe duke e zëvendësuar atë me sasinë e mishit prej 500 kg të lartpërmendur, për të cilën ky shtetas nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

Materialet iu referuan Prokurorisë Korçë për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë” .

Article Logic
Execution time: 0.002194881439209