Dy persona të maskuar kanë hyrë në banesën e një çift të moshuarish në Korçë. Ata i kanë dhunuar brutalisht dhe iu kanë marrë rreth 45 mijë lekë.
Të moshuarit kanë treguar në polici që nuk kanë mundur të njohin hajdutët, pasi ishin të maskuar dhe janë goditur e kërcënuar nga grabitësit. Po në orët e mesditës policia ka mundur të arrestojë dy të dyshuar ata janë dy të rinj, që njiheshin nga banorët e zonës si persona problematikë.