Koreja e Veriut ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korenë e Jugut teksa këto të dyja nisin stërvitjen e përbashkët ushtarake, një event vjetor që zakonisht shkakton tensione në gadishullin korean.
Më shumë se 300 mijë trupa koreano-jugore dhe 17 mijë amerikane do të marrin pjesë në stërvitjen që vjen vetëm pak ditë pasi OKB-ja miratoi sanksione të reja kundër Koresë së Veriut pas testit të saj bërthamor.
Koreja e Veriut ka paralajmëruar sulme bërthamore “pa dallim” teksa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të nisin stërvitjen e përbashkët ushtarake, më të madhen të organizuar ndonjëherë.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, ka urdhëruar arsenalin bërthamor të vendit që të rrinë në gatishmëri për përdorim të armëve bërthamore në çdo moment.
Korea, SHBA dhe Afrika hapën bisedime në lidhje me vendosjen e sistemit të mbrojtjes nga raketat amerikane për t’iu kundërvënë kërcënimit nga Korea e Veriut gjithashtu Rusia dhe Kina.
Ministri i Jashtëm japonez kërkoi gjithashtu që Koreja e Veriut të tregojë përmbajtje. Stërvitja mes dy vendeve vjen vetëm pak ditë pasi OKB-ja miratoi sanksione të reja kundër Koresë së Veriut pas testit të saj bërthamor.