Koreja e Veriut pretendon se bomba me hidrogjen që ajo posedon ka kapacitet të tillë që mund të shfarosë SHBA-të me një shpërthim. Komentet në lidhje me potencialin e bombës vijnë kur tensionet janë rritur në gadishullin korean, pasi Peniani deklaroi se kishte testuar me sukses bombën me hidrogjen.
“Shkencëtarët dhe teknicienët e DPRK-së janë shumë të kënaqur me rezultatet e bombës, e cila është në gjendje të shfarosë të gjithë territorin e SHBA-ve me një shpërthim”, bën të ditur agjencia shtetërore KCNA, e cila shton se “këto komente nuk bëhen për të kërcënuar apo provokuar kënd për qëllime të caktuara”.
Njoftimi i disa ditëve më parë nga media shtetërore se Koreja e Veriut testoi me sukses bombën me hidrogjen kanë rritur shqetësimin në lidhje me paqen dhe sigurinë në rajon.