‘Dënim me vdekje për Donald Trump’ në këtë mënyrë e hap shkrimin e saj gazeta zyrtare e Koresë së Veriut.
Sipas të përditshmes presidenti i SHBA ka fyer diktatorin Kim Jong un gjatë fjalimit të mbajtur në Seul.
Zemërimi është edhe ndaj postimit ironik të manjatit i cili pak ditë më parë u shpreh se nuk do ta quante kurrë Kim një trashaluq.
Madje Peniani e cilësoi të pavend edhe anulimin e udhëtimit të Trump në kufijtë e Koresë.
‘Por krimi më i madh i presidentit amerikan i cili nuk do të falet asnjëherë është fakti se ai ka dëmtuar dinjitetin e liderit tone’ thuhet në buletinin zyrtar. Në fakt ishte mëse e pritshme që vizita e kreut të Shtëpisë së Bardhë në Azi do të rindizte gjakrat me Korenë e Veriut.