INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koreja e Veriut drejt krizës së urisë: Do të hamë edhe rrënjë bimësh

Koreja e Veriut drejt krizës së urisë: Do të hamë edhe rrënjë bimësh

Publikuar më: 09:36 31-03-2016

Koreaniveriorët janë paralajmëruar të bëhen gati për një krizë të vërtetë ushqimi. Atyre u është thënë të jenë të përgatitur për t’u ushqyer edhe me rrënjë bimësh. Gazeta zyrtare vendase i ka njoftuar qytetarët të bëhen gati për një tjetër “marshim të vështirë”, termi i përdorur nga koreanoveriorët për të përshkruar urinë që pllakosi vendin në vitin 1990.

Paralajmërimi vjen në prag të vendimit të Kinës për të vendosur sanksione të reja ndaj Koresë së Veriut, në përgjigje të testit bërthamor dhe lëshimit të raketave javët e fundit.

“Rruga drejt revolucionit është e gjatë dhe e vështirë”, thuhej të hënën në një editorial të gazetës “Rodong Sinmun”.

“Ne mund të përballemi me një marshim të vështirë, gjatë të cilit mund të na duhet të hamë sërish rrënjë bimësh”, thuhet më tej në shkrim.

Gazeta, e cila është “zëri” i pushtetit diktatorial, shkruan se pavarësisht se banorët kërcënohen nga vdekja për shkak të urisë, për këtë nuk mund të fajësohet shteti dhe as lideri suprem.

“Edhe nëse na duhet të heqim dorë nga jetetë tona, ne duhet të vazhdojmë t’i qëndrojmë besnikë liderit tonë, Kim Jong-un, deri në fund të jetës”, citon "Daily Mail".

Rreth 3.5 milionë koranoveriorë vdiqën nga uria gjatë viteve 1994-1998, periudhë që njihet si “marshimi i vështirë”.

Gjatë kësaj periudhe, pavarësisht njerëzve që vdisnin përditë nga uria, fjalë si “uri” dhe “zi buke” ishte kategorikisht e ndaluar të përdoreshin.  Në atë kohë, vendi drejtohej nga gjyshi i diktatorit aktual, Kim Il-Sung e më pas nga babai Kim Jong-Il, i cili ia la pushtetin Kim Jong-un-it.

Article Logic
Execution time: 0.0039010047912598