Koreja e Veriut ka hedhur tre raketa balistike në det, në bregun lindor të saj, thonë zyrtarët Koreja e Jugut dhe SHBA-së.
“Raketat u lëshuan nga rajoni Hwangju dhe fluturuan rreth 500 km (310 milje)”, thanë shefat e shtabit të përbashkët të këtyre dy vendeve.
Ky veprim vjen si kundërpërgjigje pasi SHBA dhe Koreja e Jugut thanë se do të vendosin një sistem anti-raketë për t’iu kundërvënë kërcënimeve të Veriut.
SHBA tha se dy raketat e para besohet të jenë me rreze të shkurtër.
Koreja e Veriut është ndaluar nga sanksionet e OKB-së që të kryejë prova të raketave bërthamore apo balistike, por ajo ka kryer testin e katërt bërthamor në janar.