Koreja e Veriut thotë se ka kryer me sukses testin e saj të pestë bërthamor. Prova bërthamore është kryer të premten dhe lajmi është konfirmuar për CNN nga një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes.
Korea e Jugut beson se është testi më i madh i Koresë së Veriut, duke rritur frikën se shteti ka bërë përparime reale bërthamore.
Presidenti i Koresë së Jugut, Park Geun-hye e quajti atë një akt “vetë-shkatërrimi” të liderit Kim Jong-un.
SHBA paralajmëroi për “pasoja serioze”. Ministria e Jashtme e Kinës tha se Pekini ishte kundër provës dhe i bënte thirrje Koresë së Veriut të shmangte veprimet të mëtejshme që mund të përkeqësojnë situatën.
Aktiviteti sizmik, me një magnitudë prej 5.3, është dëgjuar rreth orës 9:00 pranë Punggye-ri, Kilju County, i njëjti vend ku janë kryer dhe katër testet e tjera.
Një zyrtar amerikan i tha CNN se ajo dukej si një test bërthamor, por konfirmimi do të varet nga leximet sizmike dhe vendndodhja e ngjarjes sizmike.