Koreja e Veriut për të dytën herë vijon të godasë një dezertor në kufi me Korenë e Jugut.
Në një video të shpërndarë nga OKB duket sesi forcat koerano verior qëllojnë duke plagosur ushtarin i cili tenton të ngrihet sërish. Fatmirësisht ai shpëton ndonëse ishte në rrezik për jetën.
Ai është qëlluar teksa përpiqej të largohej dhe të kalonte kufirin për të mbërritur në Korenë e Jugut.
OKB ka kërkuar bisedime me Penianin lidhur me cështjen pasi nuk hera e parë e një rasti të tillë.
‘Koreja e Veriut ka thyer dy herë armëpushimin që mbylli Luftën në vitet 1950-1953, dhe rastet janë kur ushtarët e saj kanë qëlluar drejt jugut dhe kanë kaluar kufirin në gjueti të të arratisurve’ shprehet OKB në kritikën e saj.
Episode të tilla shtojnë tensionet në arenën ndërkombëtare pasi raportet me Penianin dhe pjesën tjetër te aleatëve SHBA, Kore e Jugut, Japoni është në fije të perit.