Koreja e Veriut paralajmëroi ishte e gatshme për lëshuar raketa balistike ndërkombëtare (ICBM) që presupozohet se arrijnë deri në SHBA, pasi Uashingtoni njoftoi për testimin e sukseshëm për interceptimin e një rakete të tillë.
“Ne jemi të gatshëm të lëshojmë raketat ICBM drej qyteteve amerikane, nuk ka rëndësi ku dhe kur, me urdhër të komandantit suprem (Kim Jong-Un)”, konfirmoi Rodong Sinmun, organi zyrtar i partisë të vetme në pushtet në Phenian
SHBA-ja konfirmoi se një raketë e lëshuar dje nga baza Vandenberg e “US Air Force” në Kaliforni kishte interceptuar me sukses një raketë balistike ndërkontinentale, pa ngarkesë bërthamore sepse bëhej fjalë për një provë, lëshuar nga që prej Reagan Test Site në ishujt Marshall, në Paqësor.
Nga ana e tij, Pheniani ka shumëfishuar lëshimin e raketave në kuadër të programeve që parashikojnë të pajisin Korenë e Veriut me raketa balistike ndërkontinentale të pranueshme për të dërguar zjarrin bërthamor në tokën kontinenatale amerikane.