INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Koreja e Veriut po përgatit tjetër test bërthamor”

“Koreja e Veriut po përgatit tjetër test bërthamor”

Publikuar më: 08:58 18-04-2016

Presidentja koreano-jugore, Park Geun-Hye, ka deklaruar se “fqinji saj verior po përgatitet për një test të pestë bërthamor”.

Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë mbledhjes së qeverisë. Park nuk specifikoi se për çfarë shenjash bëhet fjalë, por gjithsesi urdhëroi ushtrinë që të jetë gati.

Sipas BBC-së, deklarata zyrtare e Koresë së Jugut vjen pas raporteve të shumta në media se është vënë re rritje e ndjeshme e aktivitetit në zonën e testeve bërthamore Pung-ri në Korenë e Veriut.

Muajin e kaluar, OKB-ja vendosi sanksione të ashpra në lidhje me këtë temë. Prandaj, një test i ri nga ana e Koresë komuniste do të ishte një tjetër sfidë ndaj tyre.

Ndërkohë në janar, Koreja e Veriut kreu testin e katërt bërthamor dhe lëshoi një raketë një muaj më vonë, duke rritur ndjeshëm tensionin në gadishull.

Për sa u përket ekspertëve, ata besojnë se Koreja e Veriut nuk zotëron teknologjinë për të vendosur një mbushje bërthamore mbi një raketë balistike ndërkontinentale, megjithëse gjatë viteve të fundit ka shënuar progres në programin e armëve bërthamore.

Article Logic
Execution time: 0.0032880306243896