INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koreja e Veriut po përgatitet të nisë një raketë me rreze të gjatë

Koreja e Veriut po përgatitet të nisë një raketë me rreze të gjatë

Publikuar më: 10:00 28-01-2016

“Koreja e Veriut po përgatitet të nisë një raketë me rreze të gjatë në fillim të javës së ardhshme”. Ky është alarmi që ka dhënë agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”. Ata kanë cituar një zyrtar anonim pranë qeverisë japoneze i cili i bazon këto pretendime në imazhet satelitore.

Sipas “Kyodo”, i njëjti burim deklaroi se raketa pritet të niset brenda një periudhe kohore prej një javësh. Pa dhënë shumë detaje nga imazhet satelitore, deklaroi vetëm se “ka shenja të përgatitjes për nisjen e një rakete”.

Më 6 janar të këtij viti, Peniani kreu testin e katërt bërthamor, një veprim që pritet të pasohet nga sanksione të reja nga Kombet e Bashkuara. Koreja e Veriut deklaroi se ka testuar një bombë me hidrogjen.

Pavarësisht kujdesit që tregojnë ndaj kërcënimeve të vendit komunist, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa qeveri të tjera nuk besojnë se Koreja e Veriut ka potenciale teknologjike për bombë me hidrogjen.

Article Logic
Execution time: 0.003931999206543