Presidenti Donald Trump, vlerësoi përpjekjet kineze për të frenuar në "kërcënimin e Koresë së Veriut" të enjten, pak pasi mediat shtetërore koreanoveriore paralajmëruan Shtetet e Bashkuara për një "sulm super te fuqishëm parandalues".
Trump njoftoi në një konferencë shtypi se "gjatë orëve të fundit janë bërë disa lëvizje shumë të pazakonta”, shkruan 'Syri.net'
Ai nuk dha më detaje se për çfarë lëvizjesh të pazakona bëhej fjalë por zyrtarët amerikane i thanë “Reuters” se Shtetet e Bashkuara ishin në dijeni për një nivel të lartë aktiviteti të bombarduesve kinezë.
Ata gjithashtu sinjalizuan një gjendje gatishmërie nga të dyja vendet.
Trump shtoi ishte i bindur se Presidenti kinez Xi Jinping do të "përpiqet shumë" për të ushtruar presion ndaj aleatit Koresë së Veriut mbi programin e saj bërthamor.
Zyrtarët kërkuan njoftuan për shqetësime dhe dhanë një sërë arsyesh të mundshme për të qendruar në gadishmëri.