Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka lëshuar një tjetër deklaratë të fortë, duke thënë se armët bërthamore të vendit të tij duhet të jenë gati për t’u përdorur në çdo kohë.
Kim Jong-un, sipas medias shtetërore të vendit komunist, ka kërkuar që ushtria të jetë gati për të nisur sulme parandaluese. “Ne duhet të jemi gjithmonë të gatshëm për të përdorur armët tona bërthamore”, ka thënë Kim për agjencinë e lajmeve KCNA.
Duke folur gjatë një stërvitje ushtarake, ai tha se armiqtë janë të rrezikshme për mbijetesën e Koresë së Veriut. “Në një kohë të skajshme, kur amerikanët po kërkojnë luftë dhe fatkeqësi në vendet e tjera, e vetmja mënyrë për të mbrojtur sovranitetin tonë dhe të drejtën për të jetuar është për të forcuar aftësinë tonë bërthamor”, ka thënë lideri i shtetit komunist.
Deklaratat e fundit të Kim Jong-un vijnë pasi Organizata e Kombeve të Bashkuara vendosi sanksione të ashpra ndaj Koresë së Veriut pas testeve të fundit bërthamore nga Peniani.