INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korigjimi pas ReportIN’: Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tërheq udhëzimin e mëparshëm  [FOTO]

Korigjimi pas ReportIN’: Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla tërheq udhëzimin e mëparshëm [FOTO]

Publikuar më: 15:28 11-10-2016

Ish Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj javën e kaluar ngriti shqetësimin ku  sipas tij, MAS po tallet me studentët që aplikojnë për studimet Master.

Ai e ilustroi këtë  shqtësim edhe më një foto nga faqja zyrtare e Ministrisë së Arsimit, me udhëzimin nr. 24 për masterat në Universitetet publike dhe private sipas të cilit studentëve iu lihej kohë vetëm dy ditë të regjistroheshin në programin master , ndryshe do t’iu duhej të vazhdonin studimet në privat. MAS i kishte dhënë të drejtën të pranonte aplikime deri në dt. 17.K ëtë shqetësim e  pasqyroi edhe INTV, por ministria e Arsimit gjatë ditës së sotme e ka tërhequr këtë udhëzim.

Aktivisti dhe menaxheri pranë Institutit të Studimeve Politike Rigels Xhemollari, që e denoncoi dje këtë çështje,  bën publik lajmin duke evidentuar edhe ndryshimet e bëra në faqen e Ministrisë së Arsimit.

Të paktën revolta e djeshme vleu për diçka. E turpëruar para studenteve, MAS e ka hequr udhëzimin nr.24 për afatin e regjistrimit në master nga faqja e internetit. Të shohim nëse do i vërë gishtin kokës për ta shfuqizuar apo zgjatur afatin e regjistrimit në master, pasi shumë studentë ende nuk kanë dhënë provimin e diplomës. #Manipulim #paaftesi” shkruan Xhemollari.

Article Logic
Execution time: 0.0035591125488281