Ditën e sotme lajme të mira vijnë nga Britania e Madhe.
Nunri i viktimave është ulur ndjeshëm dhe tashmë thuhet se piku ka kaluar.
Në 24 orët e fundit si pasojë e koronavirusit në vend kanë humbur jetën 450 persona.
Kështu, numri total i viktimave në vend rritet në 16,510.
Numri i vdekjeve ka rënë ndjeshëm pasi të dielën u raportuan 596 viktima ndërsa të shtunën numri i të vdekurve ishte 888.
Të paktën 120,000 persona në Britani janë konfirmuar me COVID-19 që prej fillimit të epidemisë në fund të shkurtit.