INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Koronavirusi: Si paraqitet situata në Shqipëri, Kosovë dhe në mbarë botën

Koronavirusi: Si paraqitet situata në Shqipëri, Kosovë dhe në mbarë botën

Publikuar më: 13:32 25-04-2020

15 raste të reja me koronavirus janë shënuar në 24 orët e fundit në vendin tonë, sipas një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë.

Aktualisht numri total i të infektuarve është 678, ndërsa nga totali i rasteve të reja 9 raste janë në Tiranë, të gjitha kontakte të rasteve të mëparshme, 2 raste janë në Mirditë, 1 në Shkodër, 1 në Kukës, 1 në Has dhe 1 në Kurbin.


Deri në këto momente janë testuar 6768 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 678 raste, pra rreth 10% e totalit të rasteve të testuara.

Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 394 ose 58.1% e totalit të të prekurve.

Aktualisht në vendin tonë 257 ose 41.9% e totalit të të prekurve janë persona aktivë me COVID-19 dhe siç shihet përqindja e të shëruarve është më e lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

703 të infektuar në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, ka konfirmuar 34 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu në 703 numrin e personave të infektuar në Kosovë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar tre persona, duke e çur numrin e përgjithshëm të të shëruarve deri më sot në 162 raste.

“Nga data 08 shkurt deri më 24 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 5.890 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej shtatëqind e tre (703) raste, ndërsa gjithsej nëntëmbëdhjetë (19) raste kanë ndërruar jetë dhe të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton ISHP.

OKB në ndihmë vendeve më të rrezikuara

Udhëheqësit botërorë janë mbledhur rreth Kombeve të Bashkuara për një iniciativë për të ndihmuar vendet më të rrezikuara të fitojnë qasje në vaksina, diagnostikimin dhe mjetet e trajtimit për koronavirusin. Në mbledhje u vu re mungesa e përfaqësuesve nga SHBA dhe Kina.

Ndërkohë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit, Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se organizataa po bashkohet me vende dhe partnerë në të gjithë botën për të përshpejtuar punën në barna dhe një vaksinë për COVID-19.

Rastet e koronavirusit në Afrikë janë rritur 43% gjatë javës së kaluar, por vendet e saj janë prapa në garën globale për pajisje mjekësore. Dhjetë shtete nuk kanë fare ventilatorë. John Nkengasong, drejtor i Qendrave të Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se kontinenti po garon me botën e zhvilluar në drejtim të marrjes së furnizimeve dhe pajisjeve mjekësore:

“E ardhmja e kontinentit do të varet nga mënyra se si trajtohet kjo çështje”.

Numri i vdekjeve në Shtetet e Bashkuara tejkaloi shifrën 51,000 mes më shumë se 890,000 rasteve. Por numri i vdekjeve të përditshme në New York ka rënë, me 422 të raportuar të premten – më i ulëti që nga 1 prilli.

Masat shtrënguese në Belgjikë do të fillojnë të lehtësohen nga 4 maji, kur do të hiqen kufizimet për sportet në ambiente të hapura dhe transportin publik.

Të gjitha bizneset do të lejohen të rihapen nga 11 maji dhe shkollat nga 18 maji. Përtej kësaj, vendet e tjera publike, të tilla si kafene, bare, restorante, mund të rihapen gradualisht në qershor.

Turqia konfirmoi 109 viktima të tjera nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2.600. Numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara me COVID-19 në Turqi u rrit në 104.912, pasi 3.122 persona kanë rezultuar pozitivë në virusin në 24 orët e fundit, tha ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në Twitter. Deri më tani, gjithsej 21.737 pacientë janë liruar nga trajtimi mjekësor pas shërimit nga virusi.

Vdekjet nga koronavirusi në Britaninë e Madhe vazhdojnë të bien gradualisht. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 768 të vdekur. Shifra më e lartë e të vdekurve është ajo e datës 10 prill me 980 viktima. Që nga kjo datë kurba ka nisur të bie me ritme graduale, thanë autoritetet në Britaninë e Madhe.

Afro 196,000 njerëz kanë vdekur për shkak të pandemisë, dhe 2.7 milionë janë infektuar globalisht, nga të cilët gati 781,000 janë shëruar.

/Iconstyle.al

Article Logic
Execution time: 0.0038931369781494