INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korrigjimi i kufijve/ Mogherini pret në Bruksel Thaçin dhe Vuçiç

Korrigjimi i kufijve/ Mogherini pret në Bruksel Thaçin dhe Vuçiç

Publikuar më: 08:25 07-09-2018

Këtë të premte pritet të zhvillohet takimi mes  presidentit kosovar, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiç. Dy krerët e shtetit do të takohen në Bruksel me praninë e Shefes së Diplomacisë Federica Mogherini.

Thaçi u shpreh dy ditë më parë në një konferencë për mediat se në dialogun që do zhvillohet me Serbinë, nuk ka asnjë skenar për ndarje të Kosovës, apo shkëmbim të territoreve.

Kreu i shtetit cilësoi se bisedimet me Beogradin do të jenë të vështira por janë të rëndësishme për integrimin e vendit në BE. Synohet që përmes dialogut të arrihet normalizim i raporteve Beograd-Prishtinë.

Ndonëse teza e tij për korigjim kufijsh ka ndezur debate pritet që në këtë takim kjo cështje të mos jetë në rend diskutimi

Thaçi është shprehur se kërkon korigjim kufijsh cka sipas tij nuk nënkupton korigjim kufijsh.

Gjermania është shprehur kundër një marrëveshjeje mes dy vendeve, që mund të sjellë shkëmbim territoresh, pasi sipas Merkel, një gjë e tillë do të kishte një aksion zinxhir në të gjitha vendet e Ballkanit.

Article Logic
Execution time: 0.0033969879150391