INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korrigjimi i kufirit, 80 deputetë rezolutë kundër Thaçit. Reagon ashpër presidenti

Korrigjimi i kufirit, 80 deputetë rezolutë kundër Thaçit. Reagon ashpër presidenti

Publikuar më: 13:47 29-08-2018

Rreth 80 deputetë shqiptarë në Kuvendin e Kosovës n.p.m një rezolute kërkojnë t’i ndalojë presidentit Hashim Thaçi bisedimet me Aleksandar Vuçiçin për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Rezolutën e kërkuar nga opozita e mbështet nga partia e kryeministrit Ramush Haradinaj, dhe Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt. Kundër saj dhe pro Thaçit është vetëm Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista Serbe. Opozita ka siguruar mbi 70 vota të deputetëve shqiptarë, që do ta votojnë rezolutën në seancën e jashtëzakonshme të 4 shtatorit, tri ditë para se presidenti Thaçi të takohet me homologun e tij serb, Vuçicc, në Bruksel.
Rezoluta ka marrë edhe përkrahjen e Nismës, e cila është pjesë e koalicionit qeverisës. Por ky refuzimi që po i bëhet e ka detyruar presidentin Hashim Thaçi të reagojë majft ashëpër. Në një postim në Facebook, ai ka sulmuar opozitën dhe shoqërinë civile, duke thënë se po dalin kundër aleatëve më të mëdhenj ndërkombëtarë të Kosovës.


“Pra, përderisa në njërën anë kemi të gjithë aleatët e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës në mbështetje të fuqishme për arritjen e marrëveshjes paqësore me Serbinë, fatkeqësisht në Kosovë, në anën tjetër kemi një opozitë të ndihmuar nga disa zëra të vetmuar të shoqërisë civile që e konsiderojnë këtë mbështetje si qëllimkeqe për Kosovën.’’


Ndërkohë mësohet se ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian do të mblidhen të enjten dhe të premten në Vjenë për të diskutuar situatën në Ballkanin Perëndimor. Ndërsa sot Komiteti i Parlamentit Evropian ka diskutuar për liberalizimin e vizave për Kosovën, ku nesër do të merret vendimi.

Article Logic
Execution time: 0.0034430027008057