INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korrupsioni në Shqipëri, OSBE: Sfida më e madhe, zbatoni reformat

Korrupsioni në Shqipëri, OSBE: Sfida më e madhe, zbatoni reformat

Publikuar më: 14:57 22-02-2018

‘Korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë’ është ky reagimi i presencës së OSBE në Tiranë pas publikimit të raportit të Amnesty International mbi shkallën e korrupsionit ku vendi ynë renditet i 91-ta duke shënuar përkeqësim pasi një vit më parë ishte në vendin e 83-të.

Në një postim në rrjetin social twitter OSBE shprehet se nxit institucionet publike të vijojnë zbatimin me reformat asaj në drejtësi dhe antikorrupsion.

Njoftimi i Plotë i OSBE-së

Rezultatet e #CPI2017 paralajmërojnë se korrupsioni mbetet një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Prezenca OSBE vëren me keqardhje se trendi pozitiv që nga viti 2013 ndryshoi, dhe nxit për më shumë llogaridhënie nga institucionet publike & hetim të pavarur të korrupsionit

Prezenca e OSBE-së i nxit institucionet publike dhe agjencitë ligjzbatuese të Shqipërisë të vijojnë zbatimin e reformave në drejtësi dhe antikorrupsion, sipas rekomandimeve ndërkombëtare. Ne mbetemi të përkushtuar ta mbështesim Shqipërinë në luftën e saj kundër korrupsionit

Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229