INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Korrupsioni, Prokurori  i Tiranës merr 18 mijë euro ryshfet për një vendim [VIDEO]

Korrupsioni, Prokurori i Tiranës merr 18 mijë euro ryshfet për një vendim [VIDEO]

Publikuar më: 20:04 28-09-2016

Një prokuror i Prokurorisë së Tiranës është filmuar duke marrë plot 18 mijë euro rryshfet për të hequr sekuestron mbi 120 mijë euro të cilat i ishin transferuar nga jashtë shtetit një qytetari. Ky rast flagrant i korrupsionit është bërë publik sot në emisionin investigativ “Stop” në TV Klan.

Prokurori i denoncuar është Ardian Braho, të cilit i paguhen 18 mijë euro për të hequr sekuestron mbi një sasi parash të sekuestruara me dyshimin si para të fituara në aktivitet kriminal. Personi paguan një oficer të policisë gjyqësore, i cili është sekseri, me paratë të ndara në 4 pjesë, 3 nga 5 mijë euro dhe 1 nga 3 mijë euro.

Pas marrjes së parave oficeri i premton qytetarit heqjen e menjëhershme të sekuestros. Ai thotë se shkresa shkon sot dhe paratë janë të lira.

Fillimisht në takimin e parë qytetari i kërkon të paguajë shumën në këste, njëherë 8 mijë e më pas 10 mijë euro por oficeri i cili është shpallur në kërkim i thotë se duhet ta paguajë të gjithë shumë menjëherë. Ai pohon se nuk merr asnjë prej lekëve vetë. Madje shfaqet i frikësuar në të dy takimet.

Article Logic
Execution time: 0.0036089420318604